VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UBS ua pret fondet partive
E Djelë, 04.19.2009, 04:56pm (GMT1)

Voal-online UBS ua heq mbështetjen financiare partive politike, "një vendim që justifikohet derisa banka nuk varet nga ndihma e Shtetit », ka thënë presidenti i ri i këshillit administrativ Kaspar Villiger në Sonntagblick.

Ish këshilltari federal ka saktësuar më tej se kjo masë është përshtatur para se ai të fillonte detyrën.

Zyrtarisht, sipas deklaratës së zëdhënëses së institucionit financiar Sabine Jaenecke, "Unioni i Bankave Zvicerane (UBS) është duke rishqyrtuar zotimet e marra me formacionet politike". Gjithsesi, gazeta e të dielave thotë se vendimi, marrë nga paraardhësi i Villiger, Peter Kurer, është përfundimtar.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.