VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hekurudhat federale bëjnë blerjen më të madhe në histori
E Hënë, 04.20.2009, 03:11pm (GMT1)

Voal-online Hekurudhat Federale të Zvicrës ndërmorën sot, e hënë, tenderin për 59 trena të linjave të gjata (Intercity e InterRegion), për një investim të barbartë me 2,1 miliardë franga. Kjo është blerja më e madhe në histori.

"Respektojmë premtimin dhe investojmë sërish në favor të klientelës," lexohet në komunikatën e Hekurudhave Federale të Zvicrës, të cilat deri në vitin 20030 do të shpenzojnë 20 miliardë franga në pajisjet për hekurudhat.

Prej dhjetorit të vitit 2004 numri i udhëtarëve është rritur me 30%, ndërsa oferta e trenave është rritur vetëm 26%. Në njëzet vitet e ardhshme parashikohet që oferta të shtohet me 50%.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.