VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sipas Boeoegg vera do të jetë e ngrohtë
E Martë, 04.21.2009, 08:15am (GMT1)

Voal-online Janë dashur 12 minuta e 56 sekonda para se Boeoegg (Böög, dordoleci gjigant mbushur me fishekzjarre, i cili simbolizon dimrin) të shpërthente dje, e hënë, në Zyrih, gjatë Sechselaueten, festës tradicionale të korporatave fshatare.

Bestytnia do që sa më herët të verifikohet shpërthimi, aq më e ngrohtë do të jetë vera e këtij viti. Nisur nga mesatarja prej 14 minutash e këtyre dhjetë viteve të fundit, mund të flitet praktikisht për një rekord.

Midis mysafirëve të nderit në festën e 3 500 anëtarëve të korporatave fshatare do të ishin Presidenti i Konfederatës Helvetike Hans-Rudolf Merz dhe kreu i ri i ushtrisë zvicerane Andrè Blattman.

Natyrisht, me këtë rast, nuk do të mbetej jashtë vëmendjes së mediave Christoph Blocher, perosnalitet aq popullor veçanërisht në kantonin e Zyrihut.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.