VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Monopoli postal zbret në 50 gramë
E Mërkurë, 04.22.2009, 04:00pm (GMT1)

Voal-online Monopoli i Postës mbi transportin e letrave do të zbresë nga 100 në 50 gramë prej 1 korrikut. Këtë e ka konfirmuar Këshilli Federal Zviceran sot, të mërkurë. Vendimi u muar pavarësisht kundërshtimeve në parlament, kundërshtimit të Bashkimit të Sindikatave Zvicerane dhe të opinionit.

Dërgesat me peshë mbi 50 gramë përbëjnë mbi 25% të të gjitha dërgesave postale, një sasi, pra që mund të ndikojë në shkallën e konkurencës.

Bëhet fjalë për një etapë të re drejt hapjes sa më të plotë të tregut të letrave, afat ky i përcaktuar për vitin 2012. Projektligji përkatës do të shkojë për shqyrtim në parlament brenda verës së sivjetme, duke u shoqëruar me një reformë të thellë të të gjitha ligjeve dhe rregullave në këtë sektor.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.