VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Credit Swisse arrin rezultate të kënaqshme në tremujorin e parë
E Enjte, 04.23.2009, 09:05am (GMT1)

Voal-online Credit Swisse (Kredit Suis) ka realizuar një fitim prej 2 miliardë frangash në tre muajt e parë të vitit 2009, përkundër një humbjeje prej 2,15 miliardë frangash të pësuar në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Këtë e bëri të ditur për mediat sot, të hënën, banka zvicerane.

Sektori i tregtisë, i goditur në mënyrë të veçantë prej krizës, ka rigjetur shifra negative, me një arkëtim Earnings Before Tax (fitim para taksës) prej 2,4 miliardë frangash.

"Këto rezultate tregojnë se masat e ndërmarra vitin e shkuar, midis të cilave shkurtimi i shpenzimeve dhe forcimi i kapitalizimeve, kanë qenë frutdhënëse," pohon shefi i drejtorisë Brady Dougan.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.