VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ka vdekur themeluesi i firmës Stewi AG
E Premte, 04.24.2009, 05:46pm (GMT1)

Voal-online Ai që ia dhuronte Zvicrës një ndër shpikjet më gjeniale, Walter Steiner, babai i Stewi-Wäscheschirms (tharëse rrobash në formë çadre), ka vdekur në moshën 88 vjeçare. Ai e filloi prodhimin e kësaj pajisjeje me mjete të thjeshta, kryesisht drusore, në shtëpinë e prindërve të tij.

Firma Stewi AG bëri të ditur se Walter Steiner ka vdekur më 14 prill. Zbuluesi i linjes së famshme të tharjes së veshjeve do të mbetej në zotërim të veprimtarisë së firmës së themeluar prej tij edhe pas pensionit, duke qenë gjithnjë aktiv. Vetëm para tre vjetësh në drejtim të firmës u vu një nga bijtë e tij.

Më 1947 ai do të fillonte prodhimin e artikujve të rinj në linjën e re të veshjeve. Pas një pune ngulmuese dhe pas një shkëlqimi në dizajnet e tharëseve të veshjeve, suksesi i prodhimeve të tij do të shtrihej në vitet 1950 dhe 1960 edhe në tregjet evropiane.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.