VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Lidhur me UBS Hans-Rudolf Merc propozon marrëveshje me SHBA
E Shtunë, 04.25.2009, 08:22pm (GMT1)

Voal-online Zvicra shpreson se firmosja e një marrëveshjeje të taksimit të dyfishtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të çojë në tërheqjen e denoncimeve të autoriteteve amerikane të taksave ndaj UBS.

Ky është propozimi që këshilltari federal Hans-Rudolf Merz ia ka formuluar të shtunën Ministrit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Timothy Gartner në një takim në kuadrin e mbledhjes së Fondit Monitar Ndërkombëtar që vazhdon edhe nesër në Uashington D.C.

Presidenti i Konfederatës Zvicerane ka nënvizuar se një pozicion pajtues ndaj SHBA është i nevojshëm me qëllim që Parlamenti, apo - në rast referendumi populli, ta pranojnë marrëveshjen për taksimin e dyfishtë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.