VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Austronauti Klod Nikolie është sulmuar fizikisht në Ukrainë
E Djelë, 04.26.2009, 11:32am (GMT1)

Voal-online - Claude Nicollier, 65 vjeç, është sulmuar fizikisht më 17 prill gjatë një udhëtimi në Ukrainë. Astronauti është sulmuar nga disa persona ndërkohë që po hynte në hotel pas një konference. Këtë e ka deklaruar dje Claudio Beretta, tashmë drejtor i gjimanzit të Lokarnos (Locarno), duke pohuar njoftimin e maediave. Goditur me grushta dhe thika, Nicollier ka mbetur në spital për gjashtë ditë dhe ka mundur të hyjë në Zvicër vetëm të mërkurën. Nga agresioni ka humbur shumë gjak dhe është dobësuar shumë, ka shtuar Beretta. Prandaj i duhet të pushojë për disa muaj. Mjekët ia kanë këshilluar të mos shkojë në Tiçino ku duhej të mbante tri konferenca në kuadrin e vitit ndërkombëtar të astronomisë.

Përzgjedhur më 1978 në Trupën e Austronautëve Evropianë, Claude Nicollier në vitin 1992 është bërë zvicerani i parë që udhëtonte në hapësirë. Tani është profesor i inxhinierisë hapësinore në Universitetin Politeknik të Lozanës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.