VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gripi i derrave, pesë të dyshuar në Zvicër
E Hënë, 04.27.2009, 05:51pm (GMT1)

Voal-online Pesë veta, të sapohyrë në Zvicër nga Meksika, mund të jenë të sëmurë nga gripi i derrave, prandaj janë duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Këtë e bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik. Informacione lidhur me virusin mund të merren në telefonin numër 031 322 21 00. Ndërkaq grupi farmaceutik Roche është treguar gati për ta furnizuar botën me ilaçin e tij antiviral Tamiflu "sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë ta kërkojë një gjë të tillë", ka thënë një zëdhënës i grupit, duke saktësuar se deri në këto momente nuk ka arritur ende asnjë kërkesë nga kjo organizatë. Drejtori i Zyrës Federale të Shëndetit Publik Thomas Zeltner ka thënë të hënën se Zvicra nuk ka qenë kurrë më gati ndaj një pandemie të tillë. Ai ka thënë se bashkëpunimi i Zvicrës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me Bashkimin Evropian për çdo masë të nevojshme është "më se i përkryer".



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.