VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Doris Loitard: Mos ua shkurtoni vendet e punës të rinjve, krijoni vende të reja pune për të rinjtë
E Martë, 04.28.2009, 04:32pm (GMT1)

 Voal-online – Gjendja në tregun e punës dhe parashikimet ekonomike na lënë të kuptojmë se do të ketë tronditje të vendeve të punës, dukuri e cila do të prekë sidomos vendet e punës të të rinjve.

« Mos ua shkurtoni vendet e punës të rinjve, krijoni vende të reja pune për të rinjtë, » iu ka bërë thirrje pronarëve ministërja e Ekonomisë e Zvicrës Doris Leuthard përgjatë një konference ekonomike të mbajtur sot, e martë, në Bernë.

Sipas Doris Leuthard, në momentet e thellimit të krizës, goditjen e përmasave më të mëdha në krahasim me mesataren e vendit e marrin vendet e punës të të rinjve, prandaj duhen bashkuar të gjitha përpjekjet për ta parandaluar këtë dukuri.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.