VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tamiflu duhet përdorur me masë, paralajmërojnë mjekët e farmacistët
E Mërkurë, 04.29.2009, 06:34pm (GMT1)

Voal-online Për shkak të rritjes së mundëshme të rezistencës së virusit të gripit ndaj Tamiflu, mjekët dhe farmacistët paralajmërojnë kundër përdorimit të pamasë të këtij ilaçi. E njëjta këshillë vlen edhe për blerjet me shumicë. Ky shqetësim bëhet edhe më i madh kur merret vesh se shitja e këtij ilaçi kohët e fundit është shtuar shumë. Paralajmërimin e jep, nëpërmjet një zëdhënësi, Shoqata Pharmasuisse e Farmacistëve të Zvicrës, e cila nuk jep shifra për këtë rritje. Tamiflu jepet pa recetë nga farmacistët. Kërkesa për Tamiflu është shtuar edhe në tregun botëror, për shkak të rrezikut të pandemisë së gripit të derrave që po i kërcënohet tashmë botës. Në Zvicër, ndërkohë, numri i të dyshuarve me virusin e gripit të derrave është 25, nga këta 5 të dyshuar janë vetëm nga kantoni Vo. Këshilli federal ka ngritur pranë tij një strukturë e cila merret me studimin e gjendjes në terrenin e vendit dhe që propozon masat përkatëse të cilat duhet të marrë qeveria.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.