E Martë, 10.15.2019, 02:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
UBS kërkon nga SHBA të tërhiqet denoncimi
E Premte, 05.01.2009, 10:49am (GMT+1)

Voal-online – UBS kërkon nga një gjykatë amerikane të tërheqë denoncimin për fshehje taksash bërë nga autoritetet amerikane kundër këtij institucioni financiar zviceran. Në një dokument 60 faqesh institucioni në fjalë nënvizon se kërkesa amerikane shkel ligjin për sekretin bankar.

Dorëzimi i të dhënave konfidenciale të një numri të tërë të klientëve amerikanë të UBS është kundër marrëveshjeve në fuqi për këtë problem midis SHBA dhe Zvicrës, thuhet më tej në këtë kërkesë.

Ligjet e ndalojnë furnizmin e qeverive të huaja me informacione konfidenciale të klientëve, përveçse nëpërmjet kanalave ndërqeveritare të autorizuara dhe në bazë të kërkesave të rregullta, nënvizon dokumenti.

Në një dokument shoqërues të kërkesës së UBS dërguar gjykatës federale në Maiemi, ku kërkohet të braktiset denoncimi kundër institutit financiar, Këshilli Federal i Zvicrës shpreh drojën se procedimi i tillë mund të pengojë mbylljen me sukses të bisedimeve të filluara të martën në Uashington. Berna pohon se „procedimi civil kundër UBS shkel marrëveshjen e taksës së dyfishtë mes Zvicrës dhe SHBA“.

Duke vepruar jashtë kësaj marrëveshjeje për marrjen e informacioneve që gjenden në Zvicër, SHBA nuk respekton marrëveshjen e nënshkruar, thuhet në dokumentin shoqërues të Këshillit Federal të Zvicrës.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tamiflu duhet përdorur me masë, paralajmërojnë mjekët e farmacistët (04.29.2009)
Doris Loitard: Mos ua shkurtoni vendet e punës të rinjve, krijoni vende të reja pune për të rinjtë (04.28.2009)
Gripi i derrave, pesë të dyshuar në Zvicër (04.27.2009)
Austronauti Klod Nikolie është sulmuar fizikisht në Ukrainë (04.26.2009)
Lidhur me UBS Hans-Rudolf Merc propozon marrëveshje me SHBA (04.25.2009)
Ka vdekur themeluesi i firmës Stewi AG (04.24.2009)
Credit Swisse arrin rezultate të kënaqshme në tremujorin e parë (04.23.2009)
Monopoli postal zbret në 50 gramë (04.22.2009)
Sipas Boeoegg vera do të jetë e ngrohtë (04.21.2009)
Hekurudhat federale bëjnë blerjen më të madhe në histori (04.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]