VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UBS kërkon nga SHBA të tërhiqet denoncimi
E Premte, 05.01.2009, 10:49am (GMT1)

Voal-online UBS kërkon nga një gjykatë amerikane të tërheqë denoncimin për fshehje taksash bërë nga autoritetet amerikane kundër këtij institucioni financiar zviceran. Në një dokument 60 faqesh institucioni në fjalë nënvizon se kërkesa amerikane shkel ligjin për sekretin bankar.

Dorëzimi i të dhënave konfidenciale të një numri të tërë të klientëve amerikanë të UBS është kundër marrëveshjeve në fuqi për këtë problem midis SHBA dhe Zvicrës, thuhet më tej në këtë kërkesë.

Ligjet e ndalojnë furnizmin e qeverive të huaja me informacione konfidenciale të klientëve, përveçse nëpërmjet kanalave ndërqeveritare të autorizuara dhe në bazë të kërkesave të rregullta, nënvizon dokumenti.

Në një dokument shoqërues të kërkesës së UBS dërguar gjykatës federale në Maiemi, ku kërkohet të braktiset denoncimi kundër institutit financiar, Këshilli Federal i Zvicrës shpreh drojën se procedimi i tillë mund të pengojë mbylljen me sukses të bisedimeve të filluara të martën në Uashington. Berna pohon se "procedimi civil kundër UBS shkel marrëveshjen e taksës së dyfishtë mes Zvicrës dhe SHBA".

Duke vepruar jashtë kësaj marrëveshjeje për marrjen e informacioneve që gjenden në Zvicër, SHBA nuk respekton marrëveshjen e nënshkruar, thuhet në dokumentin shoqërues të Këshillit Federal të Zvicrës.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.