VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAUL KLEE, PIKTORI GJENIAL BERNEZ I HARMONISË MUZIKORE TË NGJYRAVE

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 

PAUL KLEE, PIKTORI GJENIAL BERNEZ I HARMONISË MUZIKORE TË NGJYRAVE
E Premte, 12.19.2008, 03:51pm (GMT+1)

Paul Klee lindi më 18 dhjetor në Mynhenbukzè (Munchenbuchsee), afër Bernës, në vitin 1879. Ai lindi në një familje muzikanësh dhe mori shtetësinë e babait të tij gjerman, Hans Klee. Ndërsa nëna, Ida, ishte zvicerane. Shtatë vjeç fillon studimet për violinë e bëhet anëtar i një orkestre. Muzika do ta shoqëronte për gjithë jetën e tij. Mbaron shkollën primare, pastaj paragjimnazin (Progymnasium) dhe Shkollën për Letërsi (Literaturschule) në qytetin e tij të lindjes, duke demonstruar përnjëherësh një prirje të fortë për pikturë. Kur ishte trembëdhjetë vjeç ai kishte bërë një mori të panumërt vizatimesh, shumë prej të cilëve kopje të kalendarëve të ilustruar dhe kopje të ilustrimeve të revistave. Duke filluar nga viti 1895 shumëfishohen vizatimet e tij të marra nga natyra: Berna me rrethinat e saj, Friburgu, Beatenberg, Liqeni Tun dhe Alpet. Në muajin nëntor 1897, Klee fillon edhe të mbajë një ditar të tijin, të cilin e vazhdon përditshmërisht deri në vitin 1918 e që do të bëhej i famshëm.
Lodhur nga jeta që bënte dhe në emër të lirisë e të thellimit të artit të tij, ai vendos të shkoj në Mynih të Gjermanisë dhe të nisë mësimet në shkollën private të vizatimit të Heinrich Knirr.
Paralelisht, Walter Ziegler i jep Klee mësime për teknikën e pianofortit. Naturisht, ai fillon të ndjekë edhe jetën artistike e kulturore të vendit (frekuenton ndër të tjera kursin e Franz von Stuck në Akademinë Mbretërore, ku njihet me piktorin Kandinsky). Pas një koncerti ai njihet me një pianiste: Karoline, thirrur në rrethet familiare Lily, me mbiemrin Stumpf. Midis tyre lind një marrëdhënie që dhjetë vjet më vonë do të shkojë në martesë.
Në jetën e një artisti të një niveli dhe ndjeshmërie të tillë dhe të nje përgatitjeje kulturore si e atij, nuk mund të mungonin udhëtimet në gjurmët e kolegëve të shekullit të tij në Itali. Në fillim të Shekullit XX, ai shkon në Milano, Gjenova, Piza, Roma, Napoli, e më në fund në Firence. Sapo kthehet në Bernë, më 1903, përgatit serinë e pikturave në teknikën orto, më vonë të njohur si "Zbulimet". Pjekuria e tij intelektuale e artistike është e pandalshme: Në vitin 1906 vë re se ai ka zbuluar tashmë stilin e vet personal, çka dëshmohet në këto fjalë të nxjerra nga ditari i tij i famshëm: "Kam arritur të kem përfundimisht stilin tim. Koncepti studim është tejkaluar. Gjithçka do të jetë Klee, edhe kur midis përshtypjeve dhe riprodhimeve do të kalojnë ditë të tëra, qoftë kur midis tyre do të jenë vetëm pak çaste."
Në shtator të atij viti martohet në Bernë me Lily Stumpf. Çifti shkon në Mynih dhe pak më vonë lind Felix, djali i parë. Viti që vjen shoqërohet me një zhgënjim të hidhur: juria e pranimeve të seksionit pranveror të Mynihut nuk e pranon ciklin e punimeve "Zbulime" të dërguar nga artisti Paul Klee.

Si kundërpërgjigje, realizon ekspozitën e parë personale me vepra të krijuara midis 1907 e  1910 në Kunstmuseum të Bernës (gusht), në Kunsthaus të Zyrihut (tetor), në Kunstandlung zum Hohen Haus të Vinterturit (nëntor) e në Kunsthalle të Bazelit (janar 1911). Pak më vonë atij i bën vizitë Alfred Kubin dhe i flet atij fjalë të ngrohta entusiaste për veprat e tij. Midis tyre lind një miqësi e ngushtë dhe një letërkëmbim i dendur. Klee fillon të realizojë ilustrime për veprën "Kandid" të Volterit të cilat publikohen në vitin 1920 nga botuesi Kurt Wolff i Mynihut. Në dimrin e atij viti pranohet në qarkun artistik "Der Blaue Reiter" (të famshmen "vëllazëri" të krijuar nga Kandinsky ), e atje njeh dhe i bën miq piktorët Mark, Jawlensky e Verefkina. Pasi kishte marrë pjesë në ekspozitën e dytë të "Blaue Reiter", shkon në Paris, viziton studiot e Delaunay, Le Fauconnier e Karl Hofer e merr vizione nga veprat e Braque, Picasso, Henri Rousseau, Derain, Vlaminck e Matisse.
Më 27 nëntor krijohet "Ndarja e Re e Mynihut", ku Klee bën pjesë në anëtarët themelues, ndërsa Marc e Kandinsky nuk përfshihen. Vitin tjetër shkon në Tunizi bashkë me Macke e Moilliet, duke përshkuar zona të tilla si Kartagjena, Hammamet, Kairouan, Tuniz. Në vazhdim të udhëtimit tunizian, më 16 prill, shkruan në ditar: "Ngjyrat më pushtojnë. Nuk kam nevojë t'i thërras unë. I ndjej. Kjo është ndjesia që më bën të lumtur: unë dhe ngjyra jemi krejtësisht një. Jam piktor." Krahas sukseseve private të piktorit fillojnë drama konkrete e brutale në botë. Është Lufta e Parë Botërore, një ngjarje që do ta trondiste artistin në çdo qelizë. Pranë Verdunit vritet Franz Marc. Në të njëjtënkohë vetë Klee thirret nën armë dhe e ftojnë në Mynih në regjimentin e këmbësorisë si rezervist. Fatmirësisht, interesimi i miqve me ndikim e lejon atë të mbetet larg frontit deri në mbarim të luftës.
Me të mbaruar lufta, jeta rimerr rrjedhën relative të normalitetit. Në mja 1920, në Galerinë Neue Kunst ekspozohet një retrospektivë e gjere e artistit me 362 vepra. Në tetor, Walter Gropius, drejtori i Bauhaus e thërret Klee të japë mësim në Weimar. Nga kjo përvojë do të marrin formë botimet e Bauhaus në dy vëllime "Padagogisches Skizzenbuch" dhe një shtojcë me leksionet e dhëna prej tij në vitet 1921-1922, me titullin "Beitrage zur bildnerischen Formlehre". Në botën e artit merr gjithnjë e më shumë vend megjithatë lëvizja surealiste të cilën Klee e shikon me simpati. Është një fakt historik, për shembull, që artisti merr pjesë mdje në ekspozitën e parë të grupit në Galerinë Pierre në Paris.
Nga 17 dhjetori 1928 deri më 17 janar 1929, ndërmerr një udhëtim në Egjipt, me disa etapa në Aleksandri, Kairo, Assuan e Tebe. Rikthimi i tij në Germani përkon ndërkaq me mbarimin e kontratës së tij me Bauhaus, në favor të një katedre në Akademinë e Düsseldorfit. Në moshën pesëdhjetë vjeç Klee mund të deklarohej një njeri i realizuar, i admiruar e i respektuar në gjithë botën. Por telashe të reja e përfshijnë atë dhe familjen.
Këto i sjell një emër: Adolf Hitler. Më 30 janar 1933 Hitler bëhet kancelar i Raihut (Reich) dhe efektet ndjehen menjeherë. Gjatë mungesës së tij, shtëpia e Klee në Dessau bastiset deri në themele, ndërsa në prill atij i kërkohet ta vërtetojë prejardhjen e tij ariane. Në fund të prillit Klee largohet nga Dessau e shkon në Dusseldorf. Në të njëjtën kohë përjashtohet pa paralajmërim nga katedra e tij në Akademi. Me këmbënguljen e së shoqes Lily, e shqetësuzar nga përfrikësimet naziste, Klee vendos më 23 dhjetor ta braktisë Gjermaninë dhe të rikthehet në Bernë në shtëpinë ku kishte lindur.

Mjerisht, sa arrin në Bernë, gati menjëherë i shfaqen shenjat e para të sklerodermisë dhimbjesjellëse, çka do të çojë në vdekjen e artistit pesë vjet më vonë. Në Gjermani arti i tij vlerësohet në kulm. Më 19 korrik 1937 hapet në Mynih ekspozita të cilën nazistët do ta quanin "Arti i degjeneruar" (një damkë që do të përfshinte një hapësirë tejet të gjerë të prodhimit artistik, in primis, natyrisht, atë muzikore, në atë periudhë tejet e avancuar për veshët tepër "delikatë" të nazistëve). Klee është i pranishëm në ekspozitë me 17 vepra. Së paku nja njëqind vepra përfshihen në koleksionet gjermane. Në shenjë admirimi e përkrahjeje, më 28 nëntor Klee pret vizitën e të madhit Picasso. Në shkurt, Kunsthaus e Zyrihut hap një ekspozitë me 213 vepra të viteve 1935-1940. Më 10 maj Klee shtrohet në spital, ku përkeqësohet dhe vdes në Locarno-Muralto, më 29 maj 1940, në moshën 60 vjeçare./Voal-online

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICRA E PUSHTUAR NGA BORA (12.18.2008)
Prej 12 Dhjetorit në Zvicër hyn në fuqi marrëveshja e Shengenit (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]