VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Doli nga spitali i riu i prekur nga gripi H1N1
E Djelë, 05.03.2009, 03:01pm (GMT1)

Voal-online I riu nga Argau i prekur nga gripi H1N1 të dielë ka mundur të dalë nga spitali kantonal i Badenit ku ai kishte qenë i shtruar. "E ka kapërcyer gripin pa probleme dhe është shëndosh e mirë," iu ka thënë mediave zëdhënësja e spitalit.

Ish i sëmuri me grip nuk është më ngjitës, ndërkohë janë ende në karantinë parandaluese 16 punonjës të spitalit që kishin qenë në kontakt me të sëmurin para se tek ai të konstatohej sëmundja, si dhe 15 nga miqtë dhe të afërmit e tij, që gjithashtu kanë pasur kontakte të tilla me të. Të gjithë këta janë trajtuar me Tamiflu.

I riu nga Argau, siç dihet, ishte shtruar në spital njëherë, pastaj ishte liruar. Dhe më vonë ishte shtruar prapë në spital përfundimisht të mërkurën e shkuar: ai sapo ishte kthyer nga Meksika.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.