VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zvicra do t'ia japë 10 miliardë dollarë Fondit Monetar Ndërkombëtar
E Mërkurë, 05.06.2009, 04:42pm (GMT1)

Voal-online Këshilli Federal i Zvicrës ka dhënë të mërkurën mesazhin mbi kontributin e jashtëzakonshëm prej dhjetë miliardë dollarësh që Berna ka ndërmend t'ia akordojë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Fondet në fjalë do të vihen në dispozicion vetëm në rast të pamjaftueshmërisë së mjeteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe do të kenë një afat i cili do të zgjasë jo më shumë se dy vjet. Për shkak të përpjesëtimeve që ka marrë tashmë kriza ekonomike botërore, FMN-ja rrezikon të mos ketë burimet e mjaftueshme për t'iu garantuar shteteve të saj anëtare mbështetjen e duhur financiare.Lidhur me kreditin e garantuar nga Konfederata Helvetike, për të marrë formën e vendimit përfundimtar,  do të shprehet edhe Parlamenti.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.