VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Charles Aznavour caktohet ambasador i Armenisë në Zvicër


E Enjte, 05.07.2009, 11:21am (GMT1)

Voal-online Mediat botërore i kanë bërë shumë jehonë këtë ditë lajmit të ardhur nga kryeqyteti armen Erevan se këngëtari dhe aktori i famshëm Charles Aznavour, fëmijë prindërish armenë, është caktuar nga Armenia si ambasador i saj në Zvicër. Lajmin e dalë nga zyra e presidentit armen Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) e citoi nga agjencia Reuters. Charles Aznavour, sipas agjencisë zyrtare armene të lajmeve, Arminfo, do të jetë ambasador i Armenisë në Gjenevë, pra kështu do ta përfaqësojë këtë vend pranë OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Aznavour, 84 vjeç, u lind në Francë dhe filloi karrierën si këngëtar, ndërkohë që vazhdon ende të këndojë në të gjithë botën.  Ai mori shtetësinë armene në dhjetor 2008

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.