VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Banka Kombëtare e Zvicrës shënon fitim 4,83 miliardë
E Premte, 05.08.2009, 01:19pm (GMT1)

Voal-online Në tremujorin e parë, në të gjitha të dhënat e regjistruara këtë vit nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB-BNS), ajo ka shënuar një fitim prej 4,83 miliardë franga. Në këtë rezultat ka ndikuar prurja nga këmbimet e parave dhe rritja e çmimit të arit. Fondi i stabilizimit, i cili i ka mbajtur aktivë të ashtuquajturit "toksikë" të UBS, ka pasur një peshë negative në këtë rezultat, në masën 453 milionë franga. Në një komunikatë të lëshuar të premten nga Banka Kombëtare e Zvicrës bëhet e ditur se është përmbyllur ndërkohë faza e transferimit të titujve dhe të kredive nga ana e këtij instituti financiar.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.