VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOLOTURN, REKORD PJESËMARRJEJE NË DITËT LETRARE
E Djelë, 06.05.2011, 05:31pm (GMT1)

Një pamje e shkrepur sot në mëngjes në Soloturn

Voal-online - Rekord pjesëmarrjeje për edicionin e 33-të të Ditëve Letrare të Soloturnit, takimi më i rëndësishëm i letërsisë zvicerane: për herë të parë kufii i 12 000 pjesëmarrësve është kapërcyer, ka thënë sot për SDA/ATS drejtorja administrative Veronika Jaeggi.

Me 12 500 vizitorë të ardhur në harkun e tri ditëve, rekordi i vitit të shkuar është kapërcyer me 1 500 veta.

Në krahasim me vitet e shkuara ka qenë veçanërisht i dukshëm një shtim i pasionantëve të ardhur nga Zvicra romane, ka shtuar Jaeggi.

Në tri ditët e leximeve dhe debatece, të cilat sipas traditës zhvillohen në fund të javës së festës së ngjitjes së Jezuit në qiell pas ringjalljes, ishin në program 73 manifestime me 79 autori e përkthyer në 9 gjuhë, 5 ekspozita, 30 lexime të shkurtëra nën qiellin e hapur, 24 lexime në tendën e madh, si dhe shfaqje kinematografike e teatrore.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.