VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SAWIRIS, BIEN FITIMET DHE TË ARDHURAT
E Hënë, 06.06.2011, 09:25am (GMT1)

Investitori është optimist

Shoqëria e investitorit egjiptian është penalizuar nga revoltat në vendin e tij. Përkushtimet në Andermatt konfirmohen

Voal-online - Revoltat në Egjipt kanë pasur pasoja mbi Orascom, shoqërinë e investitorit Samih Sawiris, e cila është duke realizuar në Andermatt një qendër të rëndësishme turistike.

Fitimi i Orascom ka zbritur në tremujorin e parë në 98% me 0,6 milionë franga: xhiroja tregtare ka rënë në 55% me 53 milionë franga.

Orascom është e kuotuar në bursën e Zyrihut. Në sektorin hotelier rënia ka qenë 40%, ndërsa në atë ndërtimor 71%, ngaqë nja pesëdhjetë ditë në kantieret në Egjpit nuk është punuar.

Për Andermattin asnjë ndryshim

Rezultatet negative për Sawiris nuk do të kenë ndikime në përkushtimet e tij në kantonin Uri. Për këtë vit janë parashikuar shpenzime financiare në Andermatt për 120 milionë franga.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.