VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Edicionin e dhjetë të Swiss Comedy Award e fiton Reto Celer
E Shtunë, 05.09.2009, 05:02pm (GMT1)

Reto Zeller, nga Shvici, është fitues i edicionit të dhjetë të Swiss Comedy Award. Simon Libsig, nga Argau, arriti në finale mbrëmjen e së premtes, me votën e publikut. Të dy këta kishn fituar më herë në Festivalin «Züri lacht» (Zyrihu qesh), zhvilluar më 19-31 tetor të vitit të kaluar. Është për t'u shënuar se fitorja e këtij çmimi nga një zviceran nuk ndodhte që prej vitit 2005.  Swiss Comedy Award merrej në këtë periudhë vetëm nga konkuruesit gjermanë. Herën e fundit e merrte Matthias Egersdörfer. Zeller dhe Libsig e kanë bërë për vete publikun gjatë gjithë fazave të konkurimit të sivjetëm, duke dalë fitues në mënyrë të merituar. Sivjet të gjithë mëtuesit gjermanë të këtij çmimi janë rrëzuar në finalen e edicionit. Mbajtësja e çmimit Swiss Comedy Award 2001, moderatorja televizive Sandra Studer ishte kryetare e jurisë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.