VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"NJË FUKUSHIMË NË ZVICËR? NUK KEMI PLANE EVAKUIMI"
E Martë, 06.07.2011, 11:09am (GMT1)

Voal-online - Zvicra duket e papërgatitur në rastin e një katastrofe bërthamore. Duke iu përgjigjur një kërkese të këshilltares kombëtare (deputete) Franziska Teuscher (Gjelbër/Bernë), këshilltari federal Ueli Maurer ka pranuar «se nuk di» ku t'i transferojë dhjetëra mijëra persona në rastin e një incidenti si ai që ka ndodhur në centralin e Fukushimës.

Gjatë orës së pyetjeve të bëra Teuscher i është drejtuar kreut të Departamentit Federal të Mbrojtjes për të ditur se cilat do të ishin planet e evakuimit dhe vendosjes së popullsive viktima të një incident eventual të rëndë të një centrali bërthamor.

Maurer, duke përmendur ligjet në fuqi, ka pohuar se probleme si ai i vendosjes së personave varet nga rrjedha e situatës gjatë ngjarjes. Sipas tij, rreth dy të tretat e individëve të interesuar do të strehoheshin tek të afërmit, të njohurit dhe në shtëpitë e pushimit. Një e treta do të mikpritej në hotele, palestra, salla komunale e struktura të ngjashme. Vendet se ku do të shpërndaheshin këta persona është një "çështje politike", ka shtuar.

"Ndershmërisht nuk do të dija ku t'i strehoja njerëzit"

Teuscher ka replikuar duke thënë se me pyetjen e saj nuk e kishte fjalën për një incident të thjeshtë, por për një katastrofë e cila kërkonte evakuimin e 500 000 vetave në një kohë të shkurtër. Maurer është përgjigjur: «Nëse diçka e tillë do të ndodhte dhe disa dhjetëra mijëra njerëz do të duhej evakuuar, aktualisht nuk di se ku do t'i çonim. Duhet ta them ndershmërisht.». Strehimet ofrojnë sigurisht mbrojtje, por nuk është e qartë si do të shkonin punët në rast të një incidenti të rëndë.

Aktualisht Politekniku Federal i Zyrihut (ETH) është duke realizuar një studim për administrimin e vërshimeve të popullsisë në rastin e katastrofave bërthamore. Këshilli kombëtar (dhoma e deputetëve) dje ndër të tjera ka vendosur të mos e shfuqizojë detyrimin e ndërtimit të strehimeve private kundërbërthamore (antiatomike).

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.