VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AZILKËRKUESIT NGA MAQEDONIA IA MËSYJNË ZVICRËS E Mërkurë, 06.08.2011, 05:00pm (GMT1) Publikuar: 08.06.2011 - 16:51 Shkup, 8 qershor-Numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë kërkuar azil për në Zvicër, gjithnjë rritet, ka bërë të ditur Byroja zvicerane për migrim. Pushteti ka shfaqur shqetësimet që trendi i azilkërkuesve në vend që të zvogëlohet pasi që Unioni Evropian u kërcënua se do t'i kthej vizat, po rritet. Sipas llogaritjeve të tyre, në maj të këtij vitit në Zvicër kanë qenë të dorëzuara 2.254 kërkesa për azil, që është 51 për qind më shumë se në prill kur numri i tyre ka qenë 1.495. Më të shumtë janë kërkuesit e azilit që vijnë nga Eritrea (545 kërkesa), Tunizi (342 kërkesa) dhe nga Maqedonia (184 kërkesa). www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |