VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AEROPORTI I GJENEVËS NË SHENJESTËR TË HANNIBAL GHEDAFIT?
E Mërkurë, 06.08.2011, 05:34pm (GMT1)

 

E pohon një algjerian, i cili ishte ngarkuar për ta hedhur në erë

Voal-online - Zemërimi i Hannibal Gheddafit ndaj Zvicrës ishte e tillë sa, sipas asaj që shkruan sot Tribune de Genève, do të ishte orvatur të organizonte atentate në tokën helvete, sidomos kundër aeroportit të Gjenevës.

Për këtë qëllim biri i liderit libian kishte ngarkuar një algjerian, njëfarë Skander, më vonë arrestuar nga autoritet e vendit të tij. Ai do të procedohet në Algjeri, duke filluar nga e hëna 13 qershor.

Është për t'u shënuar se, para se të arrestohej, i dyshuari si terrorist ua kishte treguar planet e Hannibal Gheddafit francezëve. Nga ana e tyre autoritetet helvete nuk janë në gjendje të konfirmojnë të vërtetën e thënies së algjerianët.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.