CENTRALET BËRTHAMORE: ZVICRA I MBYLL BRENDA VITIT 2034
E Enjte, 06.09.2011, 07:51am (GMT+1)
Voal-online - Deputetët zviceranë të Këshillit Kombëtar (Dhoma e Ulët e Parlamentit) kanë miratuar dje planet e paraqitura nga qeveria për braktisjenn progresive të centraleve bërthamore brenda vitit 2034.
Zë fill kështu një proces i gjatë politik i cili pritet të përfundojë pas disa muajve. Zvicra ka pestë reaktorë bërthamore. Sipas planit qeveritar, reaktori I i Beznaut duhet fikur më 2019, ata të Beznau II e Muehleberg në vitin 2022, Goesgen më 2029 e Leibstadt më 2034.
(http://www.ansa.it)
www.voal-online.ch
|