VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DËNOHET PËR KEQPËRDORIM DETYRE ISH KRYEBASHKIAKU I GJENEVËS ANDRÈ HERIGER
E Enjte, 06.09.2011, 06:34pm (GMT1)

Voal-online - Ish kryetari i bashkisë së Gjenevës André Hediger keqpërdoroi detyrën kur, mes viteve 1996 e 2006, anulloi disa dhjetëra gjoba (nja tridhjetë të tijat, si dhe të tjerëve), duke përfituar nga pozita e tij si përgjegjësi i policisë bashkiake.

Ky është verdikti i Gjykatës Federale, e cila ka hedhur poshtë apelin e Hedigerit kundër dënimit të dhënë nga Trupi Gjykues i Gjenevës.

André Heriger, ish militant i Partisë së Punës i cili ka drejtuar Qeverinë e qytetit në vitet 1987 - 2007, është duke vlerësuar tani nëse t'i drejtohet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ka thënë avokati i tij, duke pohuar se ish kryebashkiaku e konsideron veten të pafajshëm, përderisa kishte të drejtë t'i bënte anullimet.

Ndërkohë, kanë shpjeguar këta të dy, prokurori publik tani, për koherencë, duhet të hapë hetime penale për keqpërdorim të detyrës edhe ndaj administratorëve të tjerë, të cilëve iu janë hequr disa nene: "klienti im nuk pranon të bëhet kokë turku e një praktike shumë të përhapur".

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.