VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPTARËT E ZVICRËS KËRKOJNË TITULLIN NË EVROPIAN

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SHQIPTARËT E ZVICRËS KËRKOJNË TITULLIN NË EVROPIAN
E Shtunë, 06.11.2011, 10:28am (GMT+1)

Publikuar: 11.06.2011 - 09:43

Prishtinë, 11 qershor - Futbollistët shqiptarë pritet të jenë bartës të lojës së Zvicrës në kampionatin evropian të shpresave (U-21) që nis të shtunën (sot). Për Zvicrën në evropianin që mbahet në Danimarkë do të paraqiten plot pesë futbollistë shqiptarë. Zvicra ndeshjen e parë e luan të shtunën (sot) nga ora 20:45, ndërsa përballë do të ketë pikërisht Danimarkën. Ngjyrat e Danimarkës në evropian do t'i mbrojë sulmuesi shqiptar Bashkim Kadrii. Për Zvicrën do të paraqiten mesfushorët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Amir Abrashi e Pajtim Kasami si dhe sulmuesi Admir Mehmedi. Shaqiri, Xhaka e Abrashi janë nga Kosova, ndërsa Mehmedi e Kasami kanë prejardhje nga Maqedonia.

Zvicra bën pjesë në grupin A së bashku edhe me Danimarkën, Islandën e Bjellorusinë. Në grupin B, që vlerësohet më i vështirë, garojnë Anglia, Ukraina, Spanja e Çekia.

"Ekipin e kemi shumë të fortë dhe mund të luftojmë për vendin e parë. Jemi gjeneratë shumë e mirë dhe realisht jemi më cilësorët të paktën në grupin tonë", ka thënë mesfushori Amir Abrashi të premten për gazetën.

Abrashi (21) është pjesë e ekipit zviceran Grasshoppers, ndërsa për shpresat e Zvicrës ka luajtur shtatë herë. Xherdan Shaqiri (Basel) ka dy paraqitje për U-21 të Zvicrës, Granit Xhaka (Basel) një paraqitje, Admir Mehmedi (Zuerich) pesë paraqitje e një gol, ndërsa Pajtim Kasami (Palermo) ka shënuar një gol në tetë paraqitjet e deritashme. Shaqiri, Xhaka e Mehmedi janë pjesë edhe e përfaqësueses A të Zvicrës. Xhaka e Mehmedi në përfaqësuesen A kanë debutuar para një jave, në takim kundër Anglisë. Në atë takim Shaqiri e Xhaka ishin startues, ndërsa Mehmedi u aktivizua në pjesën e dytë.

"Është shumë pozitive që në përfaqësuese jemi pesë futbollistë shqiptarë. Ne e kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Rrimë bashkë dhe i ndihmojmë njëri- tjetrit. Pres që shqiptarët të jenë bartësit kryesorë të lojës së Zvicrës", ka theksuar Abrashi. Ai nuk e di nëse do të jetë startues në ndeshjen e parë. Pranon që konkurrenca për një vend në mesfushë është shumë e fortë.

Mesfushorët Granit Xhaka e Pajtim Kasami para dy vjetësh me përfaqësuesen U-17 të Zvicrës dolën kampion bote. Përvojën më të madhe nga futbollistët shqiptarë e ka Xherdan Shaqiri. Ai ka 11 paraqitje për Përfaqësuesen A të Zvicrës. 19-vjeçari është paraqitur edhe në kampionatin botëror që vitin e kaluar u mbajt në Afrikë të Jugut.

Sulmuesi i Danimarkës, Bashkim Kadriu ka prejardhje nga Maqedonia. Ai luan për ekipin e njohur danez, Odense.

Kampionatet evropiane të shpresave vlerësohen shumë të rëndësishme për futbollistët e rinj. Këta evropianë përcillen nga skautë të klubeve më të mëdha evropiane. Në të kaluarën shumë futbollistë të talentuar kanë shfrytëzuar kampionatet evropiane për t'u transferuar në klubet e mëdha evropiane.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TUNELI I SIMPLONIT DO TË QËNDROJË MBYLLUR TË PAKTËN DERI NESËR PASDITE (06.10.2011)
DËNOHET PËR KEQPËRDORIM DETYRE ISH KRYEBASHKIAKU I GJENEVËS ANDRÈ HERIGER (06.09.2011)
CENTRALET BËRTHAMORE: ZVICRA I MBYLL BRENDA VITIT 2034 (06.09.2011)
AEROPORTI I GJENEVËS NË SHENJESTËR TË HANNIBAL GHEDAFIT? (06.08.2011)
AZILKËRKUESIT NGA MAQEDONIA IA MËSYJNË ZVICRËS (06.08.2011)
TRUPAT ZVICERANE NË KOSOVË DERI NË VITIN 2014 (06.07.2011)
"NJË FUKUSHIMË NË ZVICËR? NUK KEMI PLANE EVAKUIMI" (06.07.2011)
KËSHILLI FEDERAL AUTORIZON DENONCIMIN KUNDËR LIBISË (06.06.2011)
SAWIRIS, BIEN FITIMET DHE TË ARDHURAT (06.06.2011)
SOLOTURN, REKORD PJESËMARRJEJE NË DITËT LETRARE (06.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]