VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BEHRAMI, LOJTAR LIDER I KOMBËTARES ZVICERANE
E Djelë, 06.12.2011, 01:18pm (GMT1)

Publikuar: 12.06.2011

Romë, 12 qershor - Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Patrick Mueller, ka lavdëruar mesfushorin kosovar Valon Behrami. Mueller ka thënë se reprezentuesi i Zvicrës, Behrami, është lider i vërtetë dhe e meriton të marrë shiritin e kapitenit të Fiorentinës. Mueller gjatë karrierës ka luajtur për Fiorentinan, Monacon e Lyonin. "Valon Behrami është një lojtar i madh. Ai është një lider i vërtetë dhe di si të udhëheqë skuadrën. Ai është lojtar vendimtar. Zviceranët zakonisht kanë frikë se mos nuk janë të fortë sa lojtarët e tjerë, mirëpo Behrami nuk e ka pasur këtë frikë kurrë. Ai është në dijeni për kualitetin dhe forcën që posedon", ka thënë Mueller, shkruan "Fiorentinanews.com" të shtunën. "Ai meriton të jetë kapiten i Fiorentinës".

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.