VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"VEHBI SKËNDERI LA GJURMË TË MIRA E TË PASHLYERA ME VEPRAT E TIJ"

BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË TË ZVICRËS SHPREH NGUSHËLLIMET PËR POETIN VEHBI SKËNDERI


E Martë, 06.14.2011, 10:27am (GMT1)

Solothurn-ch, 13.06.2011 - BISHZ NGUSHËLLON FAMILJEN E NDERUAR SKËNDERI NË ATDHE DHE KUDO NË MËRGATË
E NDERUARA ZONJA SKËNDERI,

E NDERUARA Z. ELIDA,

I NDERUAR Z.SKËNDER,

Pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, me rastin e ndërrimit të jetës së lirikut dhe artistit të madh Z.VEHBI SKËNDERI, i cili la gjurmë të pashlyera në veprimtarin letrare dhe publicistike në veçanti, e lidhur ngusht vazhdimisht me veprimtarinë për çështjen kombëtare.

Të nderuar familjarë, e kuptojmë dhimbjen dhe pikëllimin tuaj të arsyeshme në këto momente, andaj jemi pranë jush, me shpresë që bashkërisht të përballojmë këto momente të rënda shpirtërore, gjithnjë tue forcue qëndresën dhe arsyen për të qëndruar ashtu siç duhet dhe siç ka qëndruar krenar dhe i pathyeshëm Z.Vehbi, në të gjitha situata dhe rrebeshet e kohës. Pikërisht kjo duhet të na jep forcë të gjithëve, për të kuptuar një realitet të natyrshëm.

Njeriu kur lind qan vet, të tjerët gëzohen, e kur të vdesë, qoftë edhe një orë pas lindjes apo edhe mbi 100 vite jetë, pikëllohen e qajnë të tjerët për të... Një rregull i natyrshëm e i qëndrueshëm për lindje dhe vdekje.

Shpirti i poetit VEHBI le të gjejë prehjen dhe pushimin në parajsë dhe përjetësi, në këtë jetë sa jetoi, la gjurmë të mira e të pa shlyera, me veprat e tij.

Qëndresa dhe krenaria qëndrofshin përherë me familjarët, miqtë e dashamirët, e Z.VEHBI, qoft i përjetshëm kujtimi për te.

Për BISHZ. www.bishz.ch

Me nderime.

Abas Fejzullahi



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.