VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË BAZEL TË ZVICRËS NDËRROI JETË POETI VEHBI SKËNDERINga REXHEP RIFATI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 

NË BAZEL TË ZVICRËS NDËRROI JETË POETI VEHBI SKËNDERI

Nga REXHEP RIFATI


E Premte, 06.17.2011, 02:13pm (GMT+1)

Poeti i lirikës sonë që jetonte në Zvicër që nga viti 1996, la pas veti një sërë veprash me vlerë, përfshi edhe vëllimin në dorëshkrim: "Mirëmëngjes, Shqipëri - Lirika të një tetëdhjetëvjeçari"

-Me këtë rast poeti Visar Zhiti, tha se: "Ikja e Tij krijon një bosh në poezinë e re shqipe", ndërsa Kryeministri, Sali Berisha se: Vehbi Skënderi mbetet në lëmin e letrave dhe poezisë shqipe një nga emrat më të shquar

Një nga figurat më të shquara shqiptare që jetonte prej vitesh në Zvicër, poeti Vehbi Skënderi, më 13.06.2011, ndërroi jetë në spitalin kantonal të Bazelit në Zvicër . Ai është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, ndërsa që në Zvicër jetonte që nga viti 1996. Ai edhe pse në moshë të shtyme erdhi në këtë vend, asnjëherë nuk e ndërpreu punën e tij sa krijuese aq edhe të frytshme e kreative.

Poeti Vehbi Demir Skënderi ka lindur në fshatin Strelcë të Korçës, në maj të vitit 1927, në familjen e një kleriku të lartë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në vitet 1934-1939, ndërsa në vitet 1941-1943 vazhdoi studimet fetare në Medresenë e Lartë Tiranë. Në majin e vitit 1943 ndërpret studimet dhe del partizan në Çetën e Dibrës me komandant Haxhi Lleshin, ku iu mbijeton dy plagosjeve.

Më 1953 botoi librin e parë poetik, "Këngët e para" dhe prej atëherë ka botuar librat poetikë "Vjersha" (1958), "Fletë nga ditari im" (1964), "Vjershat dhe poemat e Drinit" (1969), "Vazhdim i një bisede" (1971), "Vdekja e Ofelisë" (1971), "Shqiponja e Vermoshit (1972), Përsëri mëngjes (1973), Vjersha dhe poema të zgjedhura Kolana e poezisë shqipe" (1973), "Kumbojnë vitet" (1983), "Nxitoj" (1987), "Bëjmë sikur" (1995), "Hëna e vjedhur" (2000), "Zvicra Shqipëria ime" (2004).

Për "Fletë nga ditari im", në vitin 1966 poezitë e tij përfshihen në antologjitë dhe tekstet shkollore të kohës dhe në botimet e poezisë shqipe në gjuhë të huaja. Mes tjerash Vehbi Skënderi është prezantuar në një antologji të poetëve të botës, botuar në Zagreb në vitet '60. Vëllimin e fundit, "Mirëmëngjes, Shqipëri - Lirika të një tetëdhjetëvjeçari", i cili ndodhet në dorëshkrim, poeti Vehbi Skënderi e përfundoi në fillim të vitit 2009.

Bashkëpunimin me shtypin Vehbi Skënderi e fillon tek gazeta "Arma e Mbrojtjes". Shkrimi i tij i parë, që gjen jehonë të veçantë, ishte ai i botuar më 1945 tek "Bashkimi" me titullin "Myfiti", ku bën portretin dhe historinë e një çami nga Filati.

Në vitet 1949-1953 ishte redaktor në revistën "Miqësia" me Gjovalin Lukën, ndërsa në vitet 1955- 1956 në revistën "Hosteni" me Spiro Çomorën. Në vitet 1956-1959 ika punuar korespondent special në të përditshmen "Bashkimi", ndërsa nga viti 1960 deri në vitin 1967 punoi në revistën "Ylli", ku ishte gazetar dhe anëtar i kolegjiumit. Në vitet 1972-1974 ai ishte redaktor i poezisë në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Veprimtarinë publicistike Vehbi Skënderi mundi ta rifillonte vetëm pas vitit 1992, me rrëzimin e diktaturës, pasi në ato vite ai përjetoi persekutimet më të rënda.

Mësojmë se në spitalin e Zvicrës ai u shtrua mëngjesin e datës 11 qershor, ku në momente e fundit të jetës pati pranë gruan, vajzën Elida Buçpapaj dhëndërin Skenderin dhe nipat.

Lajmi për vdekjen e këtij poeti të madh lirik, u prit me dhembje nga shumë figura emin ente të kulturës e artit tonë. Kështu Poeti Visar Zhiti , potencon se: "lajmi i hidhur për shuarjen e Poetit tonë VEHBI S K E N D E R I është një tronditje, jo vetëm për familjarët dhe miqtë e Tij kudo, por dhe për botën e letrave ngase ikja e Tij krijon një bosh në poezinë e re shqipe, të cilin e mbush vetëm AI me këngën që na la, të sinqertë dhe emocionuese" .

Mesazh ngushëllimi familjes i dërgoi edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili pos tjerash u shpreh se: "Me pikëllim mësova për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur, personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe mendimit intelektual shqiptar, Vehbi Skënderi. Vehbiu, i cili në lëmin e letrave dhe poezisë shqipe ishte një nga emrat më të shquar të tyre.

(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes FAKTI DITOR)

REXHEP RIFATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"VEHBI SKËNDERI LA GJURMË TË MIRA E TË PASHLYERA ME VEPRAT E TIJ"BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË TË ZVICRËS SHPREH NGUSHËLLIMET PËR POETIN VEHBI SKËNDERI (06.14.2011)
BEHRAMI, LOJTAR LIDER I KOMBËTARES ZVICERANE (06.12.2011)
SHQIPTARËT E ZVICRËS KËRKOJNË TITULLIN NË EVROPIAN (06.11.2011)
TUNELI I SIMPLONIT DO TË QËNDROJË MBYLLUR TË PAKTËN DERI NESËR PASDITE (06.10.2011)
DËNOHET PËR KEQPËRDORIM DETYRE ISH KRYEBASHKIAKU I GJENEVËS ANDRÈ HERIGER (06.09.2011)
CENTRALET BËRTHAMORE: ZVICRA I MBYLL BRENDA VITIT 2034 (06.09.2011)
AEROPORTI I GJENEVËS NË SHENJESTËR TË HANNIBAL GHEDAFIT? (06.08.2011)
AZILKËRKUESIT NGA MAQEDONIA IA MËSYJNË ZVICRËS (06.08.2011)
TRUPAT ZVICERANE NË KOSOVË DERI NË VITIN 2014 (06.07.2011)
"NJË FUKUSHIMË NË ZVICËR? NUK KEMI PLANE EVAKUIMI" (06.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]