VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FJALË E PËRMORTSHME PËR SHKRIMTARIN E SHQUAR VEHBI SKËNDERI

Nga NEXHIMJE MEHMETAJ


E Shtunë, 06.18.2011, 08:12am (GMT1)

Me dhimbje mësova për ndarjen nga jeta shkrimtari i shquar Vehbi Skënderi. Ky lajm do të jehojë thekshëm tek inteligjencia shqiptare si në atdhe dhe gjithë diasporën shqiptare në Zvicër e gjetiu. Vdekja e shkrimtarit tonë Vehbi Skënderit varfëron kulturën shqiptare, në mënyrë të veçantë artit të letërsisë shqiptare i këputet një krah i fortë.

Por, vepra e tij do të mbetet e gjallë ndër ne e ndër breza që do të vijnë si ndihmës e madhe, e pazëvendësueshme, si dëshmi e një liriku të madh.

Ndarja nga jeta, është dhimbja përfundimtare që pëson njeriu. Shpresoj që familja e tij e pikëlluar do të gjej forcë për të përballuar ditët e vështira. Me këtë rast u shkojnë shprehjet e ndjenjave tona më të thella ngushëlluese!

Lavdi i qoftë!

Nexhmije - Nezir Mehmetaj

Delemont, 15.06.2011

P.S. teksti është publikuar pranë Zemra shqiptare datë 14. 06.2011.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.