VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DY TË PLAGOSUR NGA SHTRËNGATA
E Enjte, 06.23.2011, 07:50am (GMT1)

Qielli i ngarkuar me re shtrëngate në Zvicrën qendrore

Voal-online - Një front i ftohtë i ardhur nga perëndimi ka goditur dje pasditë dhe në mbrëmje Zvicrën. Në pjesë të ndryshme të vendit ka pasur shira dhe shtrëngata të forta, të cilat kanë shkaktuar dëme në trafikun hekurudhur dhe kanë bërë përmbytje në katet e nëndheshme në Bazel Land.

Sipas MeteoNews, shpejtësia e erës ka arritur 130 km/h në Pilatus (Nidvald) e 120 km/h në Eiken (Argau). Në Neuchâtel e në aeroportin e Zyrih-Kloten shpejtësia ka qenë 100 km/h. Ndërmarrja e Hekurudhave ka pasur vështirësi në Dietikon, në kantonin e Zyrihut, ku një treni intercity (ndërqytetës) i është dashur të ndalet dhe të evakuohet për të shkak të një pengesë të krijuar mbi binarët nga objektet e hedhura nga era. Udhëtarëve iu është dashur të vazhdojnë udhëtimin me një mjet tjetër për çka iu është dashur të presin edhe një orë.

Dy të plagosurit janë regjistruar në Hölstein (Bazel Land), ku një çiklist është plagosur nga rënia e një dege peme, dhe në Glattbrugg (Zyrih), ku një punëtor është rrëzuar nga një skelë.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.