VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MAFIET GJITHNJË E MË AKTIVE NË ZVICËR
E Enjte, 06.23.2011, 09:53pm (GMT1)

Sipas FedPol po intensifikohen marrëdhëniet, sidomos të 'Ndranghetas, të tipit financiar (riciklim)

Voal-online - Mafiet e ndryshme të Italisë, nën presionin e hetuesve italianë, kanë shënuar rritje të pranisë në territorin zviceran, ku janë kryer disa arrestime në vitin 2010, e në territoret e vendeve fqinje. Këtë e bën të ditur raporti vjetor i Zyrës Federale të Policisë (Felpol) publikuar sot. Sipas raportit rrezikun më të madh e kanë kantonet kufitare, si Tiçino.

Internet la nuova frontiera del crimine

Nga dokumenti del se organizatat mafioze përdorin gjithnjë e më shpesh internetin për të planifikuar krime në shkallë ndërkombëtare. Shumë shpesh zbulohet se prapa tyre qëndrojnë bashkëpunime kriminale me përkatësi mafioze dhe hakerë telematikë përgjegjës për përhapje virusësh informatikë.

Përdorimi i rrjetit ua mundëson të veprojnë më shpejt dhe t'i humbin gjurmët. Ai përdoret edhe për qëllime propagandistike e për të nxitur dhunë.

 

Zvicra është përdorur për riciclim dhe aktivitet përkrahës

Ato e përdorin Zvicrën si udhëkryq dhe vend tranziti për aktivitet përkrahës, për riciklim parash, krim i kryer me shumë fshehtësi falë ekspertëve të botës financiare e babkare helvete. Pjesa më e madhe e krimeve ka objektiv vendet e huaja.

 

Fedpol thekson se duhen më shumë investime në personel e në kualifikim për të përballuar këto kërcënime të reja informatike dhe kërkon një bashkëpunim më të madh kombëtar e ndërkombëtar. Për këtë qëllim, Berna ka autorizuar krijimin e 12 punësimeve të reja në këtë sektor.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.