VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nga Festivali folklorik i Këngëve e Valleve "Zvicër 2011" në LozanëRRITË SASIORE DHE CILËSORE E SHOQËRIVE DHE GRUPEVE ARTISTIKE NË ZVICËRNga REXHEP RIFATI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 

Nga Festivali folklorik i Këngëve e Valleve "Zvicër 2011" në Lozanë

RRITË SASIORE DHE CILËSORE E SHOQËRIVE DHE GRUPEVE ARTISTIKE NË ZVICËR

Nga REXHEP RIFATI


E Premte, 06.24.2011, 12:55pm (GMT+1)

Si asnjëherë më parë brenda një pallati u tubuan 13 shoqëri, por edhe rapsodë me rreth 300-400 anëtarë, për të demonstruar, këngën e vallen shqipe dhe për të dëshmuar se edhe në dhe të huaj mund të ruhet e kultivohet arti ynë popullor

Për mërgatën e madhe shqiptare në Zvicër, dita e diele e 19 qershorit 2011, ishte një festë e vërtetë, ngase brenda një qytezën e vogël Crissier afër Lozanës, u tubuan hiç më pak se 13 shoqëri amatore me një numër rekord, prej rreth 300-400 antarësh duke i dhënë kështu një kolorit të veçantë dhe atmosferë ngazëlluese ambientit ku u zhvillua ky eveniment i rëndësishëm kulturor.

Festivali folklorik i Këngëve e Valleve "Zvicër 2011" Lozanë , që kësaj radhe u organizua përmes bashkëpunimit me shoqatat e ndryshme që veprojnë në kantonin Vaud e më gjerë dhe me përkrahje të Ambasadës së Kosovës në Zvicër filloi me daljen në skenë të përfaqësuesve të të gjitha grupeve pjesëmarrëse dhe me një fjalë përshëndetëse të Gani Fezliut nga Drejtoria e këtij organizimi ( në përbërje të së cilës ishin edhe Mahmut Maliqi e Setmer Selmani) . Ai përmendi se sot në Zvicër veprojnë më se 20 shoqëri e grupe të ndryshme artistike thuaja se në të gjitha kantonet dhe se kësaj radhe synohej që ato të tuboheshin nën një çati jo vetëm për ti demonstruar vlerat dhe arritjet e tyre por edhe për tu njohur mes veti dhe për të këmbyer përvoja me interes për punën e tyre të mëtejshme. Fazliu nënvizoi se kjo ishte më shumë se një dëshirë , ngase ka shumë mundësi e forma të tjera por qëllimi ishte masiviteti dhe forcimi i bashkëpunimit , me shpresë se në të ardhmen me themelimin e Ministrisë së diasporës në Kosovë do të gjenden moduse ma të avancuara drejt institucionalizimit të kulturës edhe në mërgatë.

Grupet amatore dhe pjesëmarrësit i përshëndetën edhe ambasadori i Republikës se Shqipërisë në Zvicër , Mehmet Elezi dhe ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, të cilët shprehën kënaqësinë së edhe këtu në rrethana shumë specifike po ruhet e kultivohet tradita dhe arti jonë dhe se grupet artistike edhe me veshjen e tyre të larmishme nga të gjitha trevat shqiptare po tregojnë se me çfarë xhelozie po e ruajnë e përhapin folklori tonë të pasur burimor.

Më pastaj në skenë njëra pas tjetrës u paraqitën grupet pjesëmarrës me prejardhje jo vetëm nga Kosova por edhe viset tjera shqiptare. Promovimi i folklorit shqiptar në mërgatë në Zvicër ku komuniteti shqiptar radhitet i dyti për nga radhët e të huajve, ka domethënie e rëndësi të veçantë edhe për njohjen e vendasve me një pjesë të kulturës sonë.

Pjesëmarrëse në këtë festival ishin këto shoqëri artistike: "DARDANIA"-WINTERTUR, "TEUTA" e "ILIRET-LOZANË , "LIRIA"-PRILLY, "MEDVEGJA"-FULLY, "DRITA"-KREUZLINGEN, "MËRGIMI"-NEUCHATEL, "BASHKIMI"-BERN, "KOSOVA"-PAYERN, "GËZUAR"-GJENEVË, "SHOTA"- ARAU, "VATRA"- BULACH (Cyrih ), "BESA" -BIEL-BIENE si dhe rapsodët Fatmir Dragush, pastaj Naim Emërllahu Jetmir Perteshi , Ajvaz Bajrami- Naser Dragusha, dhe Visar Bytyqi e Halit Zuzaku me këngën "Jo nuk ndahet Mitrovica" . Mesa shihet dhe është për keqardhje mos pjesëmarrja e grupeve të njohura siç është "Arbëresha" e Sirnahut e "Sharri" i Romanshornit.

Festivali nuk kishte karakter garash ndaj edhe kjo bëri që shoqëritë të prezantohen çlirshëm e pa komplekse në skenë. Dhe secili grup nxori në skenë diçka të veçantë, duke krijuar një mozaik të larmishëm të kostumeve nga treva të ndryshme shqiptare por edhe lojëra tipike nga periudhat e më hershme. Ndërsa që disa nga grupet krijuan një atmosferë të hareshme edhe për mes valleve baritore apo këngëve e riteve dasmore. E rëndësishme ishte se në skenë dolën edhe mjaft fëmijë e të ri çka tregon se nga brezi në brez edhe këtu në mërgatë po bartet e zhvillohet një pjesë e traditës sonë kulturore e veçmas nga fusha e folklorit edhe përmes instrumenteve karakteristike shqiptare. Në organizimin e këtij festivali ndihmuan edhe disa firma me pronarë shqiptarë ndërsa që atë e moderuan Afërdita Krasniqi e Shqipe Fazliu. Një nga mangësitë e këtij evenimenti kulturor ishte teknika e zërit, çka ndikoi dukshëm në cilësinë e interpretimeve të këngëve.

 

"Dardania" nga Winterthuri solli mjaft freski një pjesë të mirë të traditës sonë në skenë

 

Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mehmet Elezi vlerësoi me shumë interes mbajtjen e këtij festivali

 

 

Ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, nën përkujdesjen e të cilit u mbajt festivali

 

Edhe kësaj radhe "Shota" e Zvicrës doli me valle e veshje karakteristike

"Medvegja"nga Fulli ishte një sihariq i këndshëm për këtë eveniment kulturor

 

Pikat artistike nga ana e fëmijëve edhe kësaj radhe ishin më tërheqëset

 

REXHEP RIFATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAFIET GJITHNJË E MË AKTIVE NË ZVICËR (06.23.2011)
DY TË PLAGOSUR NGA SHTRËNGATA (06.23.2011)
FJALË E PËRMORTSHME PËR SHKRIMTARIN E SHQUAR VEHBI SKËNDERINga NEXHIMJE MEHMETAJ (06.18.2011)
NË BAZEL TË ZVICRËS NDËRROI JETË POETI VEHBI SKËNDERINga REXHEP RIFATI (06.17.2011)
"VEHBI SKËNDERI LA GJURMË TË MIRA E TË PASHLYERA ME VEPRAT E TIJ"BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË TË ZVICRËS SHPREH NGUSHËLLIMET PËR POETIN VEHBI SKËNDERI (06.14.2011)
BEHRAMI, LOJTAR LIDER I KOMBËTARES ZVICERANE (06.12.2011)
SHQIPTARËT E ZVICRËS KËRKOJNË TITULLIN NË EVROPIAN (06.11.2011)
TUNELI I SIMPLONIT DO TË QËNDROJË MBYLLUR TË PAKTËN DERI NESËR PASDITE (06.10.2011)
DËNOHET PËR KEQPËRDORIM DETYRE ISH KRYEBASHKIAKU I GJENEVËS ANDRÈ HERIGER (06.09.2011)
CENTRALET BËRTHAMORE: ZVICRA I MBYLL BRENDA VITIT 2034 (06.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]