VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kushtetuta e lejon hapjen e një tuneli tjetër autostradal në Sant Gotard
E Martë, 05.12.2009, 08:06am (GMT1)

Voal-online Hapja e një tuneli tjetër autostradal në Sant Gotard, pa e shkelur Kushtetutën e Konfederatës Helvetike, është e mundshme, me kusht që të mos zgjerohen kapacitetet e trafikut, pra të qarkullimit të automjeteve. Këtë e ka bërë të ditur Moritz Leunberger, duke saktësuar se duhet kufizuar trafike në një korsi të vetme dhe duhet kufizuar shpejtësia në masën 80 kilometra në orë.

Në një intervistë dhënë në gazetën e të dielave, SonntagsZeitung, ministri i Transporteve,i është përgjigjur me këtë deklaratë Iniciativës së Alpeve, e cila flet për antikushtetueshmëri të këtij projekti.

Këshilltari federal Leunberger, gjithsesi, ka saktësuar se dyfishimi i Sant Gotardit nuk është aq i nevojshëm dhe se shpenzimet për të do të ishin "të pamasa".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.