VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Drejtuesit e ndërmarrjeve më të paguar janë në Zvicër
E Mërkurë, 05.13.2009, 09:16am (GMT1)

Voal-online Me një rrogë mesatare 13 milionë franga në vit, drejtuesit e 7 grupeve (ABB, Credit Suisse, Nestlè, Novartis, Roche, UBS dhe ZFS), marrë në shqyrtim nga kabineti këshillimor evropian Hewitt, rezulton se manaxherët më të paguar në Evropë janë në Zvicër.

 

Hetimi në fjalë iu përkiste 100 ndërmarrjeve kryesore evropiane. Dhe mesatarja e tërësishme e shpërblimeve vjetore për titullarët e tyre është 8,3 milionë.

 

Në krye të klasifikimit dhe kjo nuk është një risi mbërrin padroni i Novartis, Danie Vasella, i cili më 2008 ka marrë 20, 5 milionë franga (+25%), i pasuar drejtpërdrejt nga Franz Hummer, me 15,2 milionë franga.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.