VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gazeta "Der Bund" nuk do të mbyllet
E Enjte, 05.14.2009, 05:44pm (GMT1)

Voal-online  Tani e ardhmja e gazetës berneze "Der Bund" (Bashkimi) është krejtësisht e qartë: ajo nuk do të mbyllet. Redaksia e gazetës prej tani e tutje do të punojë me 22 vende pune më pak.

 

Nga vjeshta e vitit 2009 kjo gazetë do të jetë pjesë e grupit botues të gazetës së Zyrihut "Tages-Anzeiger" (Lajmëtari Ditor). Këtë e bënte sot të ditur kompania botuese përkatëse Tamedia.

 

Në të njëjtën kohë "Tages-Anzeiger" do të riorganizojë redaksinë e saj nga e para. Me anë të një bashkëpunimi të ngushtë me "Newsnetz", "News", dhe "Tages-Anzeiger" do të shkurtohen edhe 57 vende të tjera pune. Redaksitë e shoqërisë mediatike "Tages-Anzeiger" do të kenë gjithësejt 235 vende pune me kohë të plotë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.