VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Për të ndalur ikjen e drejtuesve, UBS po mendon t'ua rritë rrogat 50%
E Djelë, 05.17.2009, 10:40am (GMT1)

Voal-online Në UBS po përjetohet aktualisht një "ikje e personelit të kualifikuar", e cila është shndërruar në dukuri. Kështu shkruante të Kaspar Villiger në numrin e djeshëm të gazetës Berner Zeitung.

Pas shkurtimeve të shpërblimeve, bërë kohët e fundit, ndodhur nën trysninë e politikës, nuk është më aq tërheqëse sa më parë nga pikëpamja e rrogave, në rrafshin e konkurencës, thotë presidenti i këshillit administrativ të institucionit.

Për shëndoshjen sa më të shpejtë dhe të sigurtë të gjendjes, Villiger ka paralajmëruar kundërmasa, por pa i përmendur ato konkretisht. Sipas agjencisë Bloomberg, UBS është duke menduar t'ua rritë rrogat 50% drejtuesve, në mënyrë që të ndalë kështu dukurinë e cila po merr përmasat e eksodit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.