VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dy referendumet zvicerane përfunduan me "po"
E Djelë, 05.17.2009, 06:18pm (GMT1)

Voal-online Të dyja referendumet zvicerane kanë përfunduar me rezultatin "po". Neni i Kushtetutës mbi mjekimet plotësuese, në polemikë të hapur mbi shpenzimet për shëndetin, është miratuar të dielën me shumicë të gjerë (67%) nga populli zviceran.

Është pranuar edhe tema e dytë e hedhur në votime, ehde pse me një rezultat më të ngushtë. Po-të për hyrjen në përdorim të pasaportave biometrike ishin 50,14%.

Të parat pasaporta biometrike, apo pasaporta 10, do të jenë në duart e qytetarëve zviceranë duke filluar nga marsi 2010. Fotot dhe gjurmët digitale do të jenë të regjistruara në sistemin e centralizuar ISA, pra në bazën qendrore të ruajtjes së të dhënave.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.