VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Encefalopatia nga rriqrat
E Mërkurë, 05.20.2009, 01:19pm (GMT1)

Voal-online Encefalopatia është sëmundje që karakterizohet nga dëmtime trunor. Dhe është një sëmundje që zhvillohet me shpejtësi të madhe. Numri i rasteve të kësaj sëmundjeje, provokuar nga rriqrat (zecca në ialisht; zecke në gjermanisht) është rritur shumë vitet e fundit në Zvicër. Ndërsa deri nga mesi i viteve 1990 numri i encefalopative të provokuara nga ky insekt nuk e kalonte numrin 100 në vit. Në vitin 2006 rastet e regjistruara nga Zyra Federale e Shëndetit Publik kanë qenë më shumë se 250. Kjo sëmundje ka natyrë vdekjeprurëse 1 rast në 100 raste.

 

Fillimisht e kufizuar në kantonet e Zyrihut, Bernës dhe Shhauzenit, përhapja e rriqrave është shtrirë në gjithë Rrafshnaltën. Rajonet e liqeneve të Neushatelit (Neuchâtel) dhe Bien konsiderohen aktualisht zonat më të rrezikuara.

 

Encefalopatia e shkaktuar nga rriqrat nuk mund të luftohet drejtpërdrejt. Vetëm disa simptoma, si dhimbja e kokës apo ethet, mund të trajtohen me ilaçe. Por ekziston një vaksinë, të cilën tashmë rreth 17% e zviceranëve e kanë bërë.

 

Rriqrat parapëlqejnë vende të lagështa e relativisht të ngrohta. Prandaj ato vendosen në skajet e pyjeve, nën pemët dhe mbi barishtet, në gëmushat (çufrrat) dhe në driza. Rreziku i pickimit nga këto insekte është më i madh në muajt prill dhe maj.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.