VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zvicra nuk do të ketë asnjë kufizim emigracionit të punës nga Europa Perëndimore
E Mërkurë, 05.20.2009, 03:11pm (GMT1)

Voal-online 20 Maj Këshilli Federal ka vendosur sot të mos hyjë në veprim e ashtuquajtura klauzolë e mbrojtjes së tregut helvetik të punës, i cili do të mundësonte, shmangien e përkohëshme të marrëveshjeve të qarkullimit të lirë, në lidhje me kontigjentet e të huajve të ardhur nga pesëmbëdhjetë vende kryesore të Bashkimit Evropian.

Qeveria, pavarësisht ekzistencës së kushteve (shtimi i emigracionit dhe rritja e papunësisë), ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke gjykuar se ky kufizim do të kishte një "ndikim relativisht të pakët" në dy dukuritë e përmendura dhe duke rikujtuar se shumica e kantoneve dhe e kategorive sociale të vendit ishin kundër.

 

 

Ndërkaq zbatimi i këtoj kufizimi do të kishte dhënë sinjale negative ndaj Bashkimit Europian "çka nuk do ishte kurrsesi e pranueshme në kontekstin" politik, ka saktësuar organi ekezekutiv i vendit, duke e pasur fjalën tek trysnia ndaj sekretit bankar.

Jo vetëm kaq: qeveria ua rikujton ndërmarrjeve se ato mund të vazhdojnë rekrutimin e të punësuarve të cilët kanë nevojë të punojnë në Zvicër në periudha të caktuara.

Për ta zbatuar këtë vendim, qeveria ka ngarkuar ministren e Drejtësisë dhe të Policisë Eveline Widmer-Schlumpf ta ndjekë nga afër zhvillimin e situatës së emigracionit dhe të tregut të punës.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.