VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vështirë të hiqet dorë nga energjia bërthamore

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Vështirë të hiqet dorë nga energjia bërthamore
E Premte, 05.22.2009, 03:26pm (GMT+1)

Voal-online Pavarësisht se ekzistojnë zgjidhje të ndryshme për t'i përballuar sfidat energjitike, do të jetë gjithsesi e detyruar të merret parasysh edhe zgjidhja nëpërmjet centraleve bërthamore.

 

Këtë pikëpamje e mbështet Hans Bjorn Puettgen, drejtor i Qendrës Energjitike pranë Politeknikumit federal të Lozanës.

 

"Nëse vazhdojmë të përballemi me konsumin në rritje të energjisë elektrike duke qenë autonomë, nuk di si do t'ia bëjnë këto struktura pa energjinë bërthamore. Energjia eolike (e erës), energjia diellore, energjia gjeotermike, hidrocentralet janë energji që duhet mbështetur edhe në të ardhmen, ndonëse ekzistojnë kufij të cilët duhet pasur parasysh."

 

Zvicra ka sot pesë centrale bërthamore në katër zona. "Tre më të vjetërit, që prodhojnë bashkë rreth 1000 megawatt, sa dy të tretat e një centrali modern, do të dalin jashtë përdorimit brenda vitit 2020 ose 2025," ka pohuar Puettgen.

 

Konfederata mund të llogarisë në 2400 mw elektricitet të ardhur nga Franca, ku 80% e prodhimit të elektricitetit është bërthamor. "Por këto kontrata do të skadojnë nga vitet 2015-2020 dhe ka shumë të ngjarë që të mos përtërihen, qoftë për arsye gatishmërie, qoftë për arsye të hapjes së tregjeve," ka shpjeguar ai.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zvicra nuk do të ketë asnjë kufizim emigracionit të punës nga Europa Perëndimore (05.20.2009)
Encefalopatia nga rriqrat (05.20.2009)
Dy referendumet zvicerane përfunduan me "po" (05.17.2009)
Për të ndalur ikjen e drejtuesve, UBS po mendon t'ua rritë rrogat 50% (05.17.2009)
Gazeta "Der Bund" nuk do të mbyllet (05.14.2009)
Drejtuesit e ndërmarrjeve më të paguar janë në Zvicër (05.13.2009)
Kushtetuta e lejon hapjen e një tuneli tjetër autostradal në Sant Gotard (05.12.2009)
Edicionin e dhjetë të Swiss Comedy Award e fiton Reto Celer (05.09.2009)
Banka Kombëtare e Zvicrës shënon fitim 4,83 miliardë (05.08.2009)
Charles Aznavour caktohet ambasador i Armenisë në Zvicër (05.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]