VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vështirë të hiqet dorë nga energjia bërthamore
E Premte, 05.22.2009, 03:26pm (GMT1)

Voal-online Pavarësisht se ekzistojnë zgjidhje të ndryshme për t'i përballuar sfidat energjitike, do të jetë gjithsesi e detyruar të merret parasysh edhe zgjidhja nëpërmjet centraleve bërthamore.

 

Këtë pikëpamje e mbështet Hans Bjorn Puettgen, drejtor i Qendrës Energjitike pranë Politeknikumit federal të Lozanës.

 

"Nëse vazhdojmë të përballemi me konsumin në rritje të energjisë elektrike duke qenë autonomë, nuk di si do t'ia bëjnë këto struktura pa energjinë bërthamore. Energjia eolike (e erës), energjia diellore, energjia gjeotermike, hidrocentralet janë energji që duhet mbështetur edhe në të ardhmen, ndonëse ekzistojnë kufij të cilët duhet pasur parasysh."

 

Zvicra ka sot pesë centrale bërthamore në katër zona. "Tre më të vjetërit, që prodhojnë bashkë rreth 1000 megawatt, sa dy të tretat e një centrali modern, do të dalin jashtë përdorimit brenda vitit 2020 ose 2025," ka pohuar Puettgen.

 

Konfederata mund të llogarisë në 2400 mw elektricitet të ardhur nga Franca, ku 80% e prodhimit të elektricitetit është bërthamor. "Por këto kontrata do të skadojnë nga vitet 2015-2020 dhe ka shumë të ngjarë që të mos përtërihen, qoftë për arsye gatishmërie, qoftë për arsye të hapjes së tregjeve," ka shpjeguar ai.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.