VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bie rreziku i përmbytjes në Grindelvald
E Shtunë, 05.23.2009, 05:23pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Rreziqet për përmbytje në luginën Grindelwald, Kantoni i Bernës, në vijim të vërshimit të liqenit akullnajor të formuar në zonën turistike, janë pakësuar gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e ditës së sotme. Masa e rrëshqitjes është duke u grimcuar dhe nuk po bie në formë blloku dhe kjo po bëhet në mënyrë të ngadalshme, duke e larguar drojën për një vërshim të përmasave të mëdha. Masat e sigurisë janë marrë të gjitha.

 

Vlerësimi i situatës mbetet i vështirë, siç ka shpjeguar Jrène Kèng, përgjegjës për informacionin pranë shtabit madhor të rkizës të rajonit Interlaken. Fragmente të masës së dheut kishin filluar të çaheshin dje, por gjatë natës kanë filluar të zvogëlohen.

 

Specialistët e ndjekin situatën nga qielli, me ndihmën e një helokopteri. Niveli i liqenit akullnajor është ende në përmasa jokërcënuese.

 

Midis masave të sigurisë të ndërmarra nga autoritetet është edhe mbyllja e autostradës A8 midis Brienz dhe Interlaken. Liqeni, i gjatë 700 metra, i gjerë 300 metra, i thellë 35 metra, vazhdon të mbushet. Niveli i tij është nja tri metra nën nivelin e digës së tij natyrore.

 

Autoritetet, duke u përpjekur të përshpejtojnë, për ta zbrazur liqenin pa shkaktuar dëme, janë duke ndërtuar një galeri poshtë liqenit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.