VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Filloni sot sesioni veror i Dhomave të Parlamentit
E Hënë, 05.25.2009, 01:41pm (GMT1)

Voal-online Këshilli i Shteteve do të përballet me rishikimin e 11-të të ligjit për pensionet. Përveç rritjes së moshës së pensionimit, në 65 vjeç, për gratë, do të diskutohet edhe mënyra si të bëhet një pensionim sa më fleksibël. Dy dosjerë janë gati edhe për Këshillin Kombëtar: rishikimi i sigurimeve të papunësosë dhe e drejta e re e qiradhënies dhe qiramarrjes. Midis temave të tjera është edhe krediti prej 10 miliardë frangash për Fondin Monetar Ndërkombëtar, iniciativa kundër shpërblimeve abuzive (për një përkufizim të ri të rrogave të drejtuesve), blloku i hapjes së studimeve mjekësore, inciativa kundër minareve dhe ajo kundër eksportimeve të materialeve të luftës. Janë tri javë pune të ngjeshur për deputetët federalë në sesionin veror që fillon sot në Bernë.

Parlamenti i Zvicrës

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.