VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zvicra arrin dy marrëveshje për taksë të dyfishtë konform OCDEsë
E Hënë, 05.25.2009, 09:42pm (GMT1)

Zvicra nënshkroi dy marrëveshje për taksë të dyfishtë konform standardeve të OCDE-së dhe parashikon të rafitikojë rreth 10 deri në fund të vitit për t'u hequr nga lista "gri" e Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, mësoi AFP-ja sot.
     "Dy marrëveshje janë nënshkruar" javën e kaluar, njoftoi një zëdhënëse e Departamentit Federal të Financave, duke mos publikuar emrat e vendeve në fjalë për sa kohë marrëveshjet nuk janë rishikuar nga këshilli federal qeveritar.
     Gjithsej 23 vende kanë njoftuar se parashikojnë rinegocime për marrëveshjet e taksës së dyfishtë për t'u përfshirë në standardet e OCDE-së në fushën e transparencës dhe të shkëmbimit të informacionit, shtoi zëdhënësja.
     Zvicra, e cila e lehtësoi sekretin e saj bankar gjatë marsit nën presionin e vendeve të mëdha evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara, shpreson të arrijë 12 marrëveshje deri në fund të vitit lidhur me këtë model, pragu i kërkuar nga OCDE-ja për të mos figuruar në listën "gri" të parajsave fiskale".
     Berna ka filluar në fillim të prillit bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me një marrëveshje të rishikuar të taksës së dyfishtë si dhe me Japoninë dhe Poloninë.
     Sipas zëdhënëse, këto bisedime vazhdojnë./ATSH-AFP/ -
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.