VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Masimo Buzaka sonte në Romë gjykon ndeshjen e tij më të rëndësishme
E Mërkurë, 05.27.2009, 02:36pm (GMT1)

 Voal-online Sonte takohen në Romë skuadrat finaliste të Ligës së Kampioneve të Evropës, Machester United (Britani) dhe FC Barcelona (Spanjë). Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje është një zviceran, Massimo Busacca. Në përvojën e tij të gjatë lista e ndeshjeve të gjykuara është e gjatë, por kjo për 40 vjeçarin nga Tiçinoja (nga fshati Monte Carasso, me 2 500 banorë) është më e rëndësishmja. Karrierën e tij ai e filloi 16-vjeçar me gjykime në futbollin e kategorisë së dytë në Zvicër. Kur ishte 20 vjeç gjykoi ndeshjen e parë kombëtare në Sent Galen në një terren me 30 centrimetra borë. Kur ishte 30 vjeç ai u bë gjyqtar i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Prej atëherë ai ka gjykuar ndeshje të panumërta të rëndësisë vendimtare për veprimtari evropiane dhe botërore të futbollit, si në nivelin e klubeve, ashtu në nivelin e kombëtareve. Gjykimin do ta ndihmojnë anësorët Matthias Arnet dhe Francesco Buragina. Për takimin e sontëm Busacca ka thënë se ai parapëlqen më mirë ndeshjet e tilla vendimtare, ku gjyqtari të jetë sa më i përqëndruar. Ndeshja e sontme është parë si një sfidë midis dy yjeve mbisunduese të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Në prag të ndeshjes ata kanë shkëmbyer lëvdata të veçanta për njëri tjetrin. Lexuesit i njoftojmë se ndeshjen e sonte do ta ndjekë drejtpërdrejt në stadium edhe Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, adhurues i sporteve, sidomos adhurues i futbollit, veçanërisht adhurues i futbollit italian.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.