VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Doris Loitard: Bankat duhet ta ndihmojnë industrinë e makinerive
E Enjte, 05.28.2009, 05:08pm (GMT1)

 

 

Voal-online Industria e makinave dhe ajo e metalurgjisë në Zvicër po përjeton pasoja veçanërisht të rënda. Filiali i Swissmem kërkon përkrahje nga federata nga fondi i ndihmave, pra nëpërmjet krediteve. Ministrja e Ekonomisë Doris Leuthard e kalon topin tek bankat. "Ne e kemi mbyllur tashmë paketën e ndihmave," tha Leuthard në emisionin televiziv «Tagesschau» në përgjigje të pyetjes lidhur me mundësinë e një pakete të veçantë për industrinë e makinave. Por kjo ndihmë ka rrethanat dhe kushtet e saj jashtë të cilave nuk mund të përfytyrohet. ""Ekziston vetëdija se burimet e krediteve janë të kufizuara, prandaj qeveria iu ka bërë thirrje gjithmonë për këtë gjë bankave." Një rol të rëndësishëm luan në këtë drejtim Banka Kombëtare Zvicerane (Schweizerische Nationalbank - SNB). Kjo ka kundërvepruar ndaj disa dukurive që në zanafillë sidomos në drejtim të ruajtjes së kursit të frangut zviceran dhe në drejtim të eksporteve. Shefi i Swissmen, Johann Schneider-Ammann, thotë ndërkohë se vendet e punës në industrinë zvicerane të makine, elektrike dhe e metaleve në tremujorin e parë kanë pasur një rënie 40 për qind. Bëhet fjalë kështu për rreth 20 000 vende pune.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.