VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dritë jeshile importeve paralele
E Premte, 05.29.2009, 12:44pm (GMT1)

 

 

Voal- online - Në Zvicër nga 1 korriku do të jenë të autorizuara importet paralele nga Europa. Bëhet fjalë për prodhimet e mbrojtura nga patenta, me përjashtim të barnave. Këshilli Federal ka vendosur të premten hyrjen në fuqi të ndryshimit normativ që do të jepte si rezultat një ulje të çmimeve, çka vlerësohet në masën 150 milionë franga në vit.

 

Rrjedha deri në miratimin e ligjit ka qenë disi e vështirë për shkak të kundërshtimit nga ana e mjediseve ekonomike, në mënyrë të veçantë atyre farmaceutike. Prandaj është arritur një zgjidhje kompromisi, që përjashton sektorin farmaceutik nga ky vendim i Këshillit Federal. Në rrafshin politik këtij ligji i janë kundërvënë sidomos radikalët dhe demokristianët (të mbështetur nga qeveria) të cilët druanin një dobësim në parim të pronësisë intelektuale. Ndërsa mbështetësit e ligjit i përmbaheshin parimit se bëhet fjalë "të luftohet kundër ishullit helevetik të çmimeve deri në yje".

 

Falë këtij rregulli të ri, një rishitës zviceran mund të blejë drejtpërdrejt në një vend evropian një prodhim dhe ta shesë me një çmim më të mirë. Reciprociteti nuk është parashikuar nga Bashkimi Evropian.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.