VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Taksat hipotekare ulen në 3,25%
E Martë, 06.02.2009, 10:35am (GMT1)

Qiramarrësit mund të kërkojnë një reduktim të qirasë.

 

Voal-online Taksa e re hipotekare për sa i përket zbatimit të kontratave të qirave do të ulet në 3,25% duke filluar nga 3 qershori. Kështu ka bërë të ditur sot (e martë) Zyra Federale e Banesave (UFAB). Deri tani ato kishin arritur në 3,5%. Ulja e taksës mund të lindë të drejtën e një uljeje të qirasë.

 

Nga 10 shtatori 2008 qiratë janë fiksuar në të gjithë Zvicrën mbi bazën e një takse interesi të një përkatësi unike. Kjo takse i ka zëvendësuar taksat për hipotekat e reja në taksa të ndryshueshme të vlefshsme deri në këtë moment në të gjitha kantonet.

 

Taksat hipotekare përkatëse, të tilla si taksat hipotekare të mesime mbi të cilat bazohen të para, janë publikuar nga UFAB katër herë në vit. Publikimi i taksave të ardhshëm është parashikuar për 1 shtator 2009.

 

Sa i përket uljes së qirave, shoqata zvicerane e pronarëve ka rekomanduar verifikimin e çmimit të qirasë në bazë të taksave të reja, por në të njëjtën kohë sqaron se në shumë raste nuk do të ndryshojë asgjë. Nëse një ulje është e mundshme, koha e njoftimit të kësaj është në të paktën tre muaj, pra në periudhën miminale të shfuqizimit të ligjit të mëparshëm.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.